Rishtypja e numrit të shasisë (VIN)
Nevoja për identifikimi e automjeteve është e pranishme në të gjitha vendet ku lajmërohen automjetet. Secili kontrollim teknik i automjetit (i rregullt, i jashtëzakonshëm, periodik/preventiv) pastaj homologimi, homologimi për shkak të ndryshimit të gjendjes teknike – pëlqimi fillojnë me identifikimin e automjetit. E identifkimi i automjetit bëhet përmes kontrollimit të numrit unik të shasisë së automjetit (VIN).
Identifikimi i tërësishëm i automjeteve nënkupton verifikimin e përputhshmërisë së shënimeve në relacionin dokument-automjet si dhe verifikimin e besueshmërisë së tyre.
Prandaj zgjidhja adekuate e problemeve që lidhen me identifikimin e automjeteve ka karakter të përgjithshëm shoqëror dhe ka për qëllim mbrojtjen e interesave:
• Të qytetarëve: zakonisht qytetarët tanë vien deri tek pronësia e automjeteve përmes blerjes së automjeteve të përdorura. Në rast se zbulohet që automjeti i blerë është jo-legal, ai konfiskohet ndërsa qytetari mbetet pa automjet dhe shpesh i mohohet edhe mundësia për ti rikuperuar mjetet e investuara (paratë).
• Shtetërore: në kuptimin e kategorizimit të sakt të automjeteve për nevoja të importit të automjeteve, kryerjes së kontrollimeve teknike, përcaktimit të lartësisë së sigurimit/taksave dhe regjistrimit të tyre. Gjithashtu, me zbulimin e automjeteve jo-legale (të falsifikuara, të vjedhura etj) vie deri tek zvoglimi i numrit të përgjithshëm të tyre përmes konfiskimit të tyre dhe kthimit tek pronarët legal, çka ndikon në forcimin e autoritetit të shtetit si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare për shkak të luftimit të kësaj dukurie negative.
Numri identifikues i automjetit VIN (Vehicle Identification Number) është kombinim struktural i shenjave të cilat prodhuesi i vendos në automjet me qëllim të identifikimit të tij. VIN numri shtypet në karroceri (kornizë) ose në shasi të automjetit.
Rishtypja e VIN numrit është procedurë gjatë së cilës rishtypet kombinimi struktural i shenjave, i
cili paraprakisht është shtypur nga ana e prodhuesit, por që nevojitet rishtypja e atij numri për njërën
nga arsyet:
• VIN numri nuk mund të lexohet shkaku i korrozionit ose për arsye tjetër,
• VIN numri është dëmtuar gjatë aksidentit dhe nuk është i lexueshëm,
• Pjesa ku ka qenë i shtypur VIN numri është zëvendësu me pjesë tjetër, dhe si rezultat automjeti nuk posedon fare VIN numër,
• VIN numri mungon,
Në vendin tone shtypja/rishtypja e numrit të shasisë (VIN), bëhet nga ana e organizatës së specializuar QAK-Eurolab, e cila është autorizuar për këtë veprimtari.
Udhëzimi Administrativ Nr. 03/2018 (MI) për shtypjen e VIN numrit përcakton procedurat dhe mënyrën e ekzekutimit të shtypjes si dhe trupën kompetente për lejimin e ri-shtypjes së numrit të shasisë.