Mbikëqyrja Profesionale apo Monitorimi i Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve në Kosovë nënkupton instalimin e kamerave digjitale në të gjitha ato Qendra të Kontrollimit Teknik të Automjeteve të licencuara nga MI, furnizimin me letra me vlerë (certifikata), pajisjen me VPN (rrjetin virtual privat) dhe shfrytëzimin e softuerit unik për të gjitha këto Qendra.

Mbikëqyrja Profesionale bëhet në mënyrë transparente për të gjitha Qendrat. Mbikëqyrja vizuale bëhet me anë të kamerave, të cilat janë të vendosura në Qendra në secilën vijë teknologjike ku shihet hyrja e automjetit në kontrollim teknik dhe procedura e kontrollimit të automjetit, kurse mbikëqyrja e dokumentacionit bëhet me anë të softuerit i cili është i instaluar në ato Qendra ku të gjitha ato shënime ruhen në një vend të posaçëm, ku të gjithë janë të lidhurë me intranet. Në sistemin e Mbikëqyrjes Profesionale përveç EuroLAB-it ka qasje edhe MI-ja dhe MPB-ja.