“EUROLAB është themeluar në vitin 2008, është e organizuar ligjërisht si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”

Institucion profesional për kërkime, aplikime eksperimentale në shkencat e natyrës gjegjësisht në fushën e komunikacionit
rrugorë. EUROLAB përfaqëson një institucion të autorizuar nga Ministria e Infrastruktures për kryerjen
e shërbimeve të specializuara në fushën e komunikacionit rrugorë.

Misioni Ynë!

EUROLAB synon krijimin e një mjedisi të shoqërueshëm të punës përmes ofrimit të shërbimeve të cilësisë së lartë. Si rrjedhojë e kësaj EUROLAB synon krijimin e një ambienti mikpritës dhe të qetë për ngasësit e automjeteve, pra të ofrojë vlerën më të mirë të mundshme për pjesëmarrësit në komunikacion. Kjo nënkupton krijimin e një asociacioni që do të përfaqësojë interesat e automobilistëve në rajon.

EUROLAB po ashtu ka për qëllim të krijojë kushte që punonjësit e saj të kompensohen në mënyrë të drejtë për të inkurajuar respektimin e konsumatorit, sigurimin e cilësisë së shërbimeve gjë që çon në mbajtjen e kompanisë financiarisht të qëndrueshme për një afat të gjatë dhe përtë krijuar mundësi që pronarët e saj të mund të investojnë kapitalin e tyre kudo që gjejnë klimë të favorshme biznesi.

Objektivat

  • Mbrojtjen e interesave të vozitësve dhe pjesëmarrësve të tjerë në  komunikacion rrugor.
  • Propozon masa dhe ndikon në politikën e komunikacionit rrugor, duke  u angazhuar posaçërisht në sigurinë e    pjesëmarrësve në komunikacion.
  • Kontribuon në mbrojtjen e ambientit.
  • Kujdeset për përparimin dhe mbështetë zhvillimin e turizmit të motorizuar kombëtar dhe ndërkombëtar, posaçërisht duke bashkëpunuar me shoqëritë automobilistike jashtë vendit.
  • Bashkëpunon me organet shtetërore, me institucionet shkencore dhe profesionale.
  • Përfaqëson interesat e automobilizmit Kosovar në asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare.
  • I realizon edhe qëllimet dhe detyrat e tjera të parapara sipas ligjit dhe statutit.

Kontakti

038/60 60 60

Adresa: Qendra e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” Miradi e Epërme 12000 Fushë Kosovë Republika e Kosovës

Tel: +381 (0) 38/60 60 60
E-mail: [email protected]
Web: www.euro-lab.org

Orari i Punës

DITËVE TË JAVËS:  08:00 – 16:30
EUROLAB
:

është themeluar në vitin 2008, është e organizuar ligjërisht si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar me seli në Prishtinë.

Institucion profesional për kërkime, aplikime eksperimentale në shkencat e natyrës gjegjësisht në fushën e komunikacionit rrugorë.

Çelësi i Suksesit
:
EUROLAB përfaqëson një institucion të autorizuar nga Ministria e Transportit dhe e Postë Telekomunikacionit  për kryerjen e shërbimeve të specializuar në fushën e komunikacionit rrugorë.

Suksesi afarist mbështetet në kushtet optimale të zhvillimit të veprimtarisë.

Çertifikimi
:
EUROLAB është çertifikuar me standardin për ruajtjen dhe menaxhimin e cilësisë: ISO 9001:2008 nga TUV NORD.

Vlenë të përmendet që EUROLAB është në procedurë të çertifikimit edhe me standardet tjera: 17021, 17024, 17025.

Galeria