ADR-i është një marrëveshje ndërmjet Shteteve, ku nuk ekziston ndonjë organ apo mekanizëm i gjithëmbarshëm i detyrimit. Vendet nënshkruese të ADR-së janë 38 shtete.
Mallrat e rrezikshme janë ato materie të cilat gjatë prodhimit, transportit dhe manipulimit mund të jenë të rrezikshme dhe të dëmshme, që d.m.th po qe se veprohet jo profesionalisht jashtë konvente dhe jashtë çdo rregullore do të ketë pasoja si në aspektin shëndetësor të personave të involvuar gjatë transportit dhe me gjerë, dëmet materiale do të jenë të përmasave të paparashikueshme duke arritur deri te ndonjë katastrofë në nivel mbarëkombëtar.
Pa marrë parasysh shkallën e rrezikshmërisë, këto materie kanë aplikim të gjerë si në ekonomi, po ashtu edhe në jetën e përditshme.
Të gjitha mejete motorike rrugore të operatorëve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e transportit rrugor vendor dhe atë ndërkombëtar të mallërave të rrezikshme duhen të inspektohen dhe të certifikohen nga subjektet e autorizuara nga MI.
Inspektimi periodik i mjeteve për transport të mallërave të rrezikshme kryhet çdo vit nga subjekti i autorizuar nga Ministri sipas kushteve të parapara me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës dhe bazuar në ADR.
Obligimet e subjekteve të cilat dëshirojnë ti certifikojnë automjetet e tyre me certifikatë të ADR-së duhet ti plotësoj këto kritere:
Dëshiminë mbi themelimin e subjektit juridik në Kosovë;
Licencën për transportin e mallërave të rrezikshme;
Librezën (VRD) e qarkullimit të automjetit – mjetit;
Çertifikatën e rregullsisë teknike me afat jo më të vjetër se gjashtë muaj (nëse e posedon);
Testin e rrjedhshmërisë së enës transportuese;
Automjetin e përshtatshëm, teknikisht të rregull, rekuizitat e domosdoshme për ekuipazhin i cilin bënë transportin e mallrave dhe pajisjet tjera të nevojshme sipas ADR-së.
Automjeti duhet të jetë i pajisur me panele (pllakata) dhe është i shënuar në përputhje me dispozita ligjore.