Përcaktimi i Konformitetit të Automjetit

Përcaktimi i Konformitetit të Automjetit

Për shkak të rëndësisë dhe ndikimit të tyre në shoqëri, rregulla të shumta zbatohen për automjetet, dhe qëllimi i tyre i përbashkët është të rrisin sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës, të mbrojnë mjedisin dhe shëndetin e njeriut dhe të kursejnë energji.

Homologimi I mjeteve

respektivisht I pjesëve dhe pajisjeve te mjeteve është inspektimi dhe përcaktimi konformitetit të pjesëve të inspektuara sipas rregulloreve të ECE ose direktivave të EEC / EC dhe rregulloreve të BE-së në lidhje me pjesën e testuar dhe në kategorinë e caktuar të automjeteve. Testimi i miratimit mund të kryhet vetëm nga laboratorë të njohur ndërkombëtarisht dhe pas testimit (nëse një pjesë e automjetit përputhet me kërkesat e rregulloreve, direktivave ose rregulloreve sipas të cilave është kryer testi), prodhuesi I pjesës duhet të vendosë një shenjë permanente me të cilën vërtetohet që pjesa është testuar për homologim dhe I aprovuar.

Përcaktimi i konformitetit të automjeteve në Republikën e Kosovës

Automjetet rrugore me motor dhe rimorkiot, traktorët dhe rimorkiot e traktorëve (në tekstin e mëtejmë: “automjete”) të kategorive M, N, O, L, T, C, S dhe R i nënshtrohen detyrimeve të vlerësimit të konformitetit.

Përcaktimi i kushteve te konformitetit të automjeteve kryhet nga Ministria e Infrastruktures ndërsa punët individuale në procedurat e percaktimit të konformitetit të mjeteve kryhen nga Institucionet e autorizuara.

Përcaktimi i konformitetit të automjetit u parapri nga procedura e miratimit të tipit të automjetit, pra verifikimi i aprovimit të tipit të automjeteve të importuara ose të vendosura në treg në Republikën e Kosovës. Fillimi i verifikimit të miratimit të tipit të një automjeti ka filluar në vitin 2009, nga ajo datë çdo automjet dhe dokumentacioni shoqërues i tij, përpara zhdoganimit të importit, kaluan nëpër procedurën e verifikimit.

Procedura për përcaktimin e konformitetit të një automjeti përfshin rishikimin e dokumentacionit dhe inspektimin e automjetit, lëshimin e një raporti për përmbushjen e kushteve të përshkruara, lëshimin e një certifikate të regjistrimit / konformitetit të llojit të automjetit, deklaratën e konformitetit të automjetit, certifikatën e konformitetit të automjetit të inspektuar individualish, si dhe deponimin e të dhënave në bazën e shënimeve.

Vlerësimi i konformitetit të automjeteve kryhet për të gjitha kategoritë e automjeteve të reja ose të përdorura para hyrjes, importit ose shitjes së tyre, ose para regjistrimit të parë të automjetit.

Përcaktimi i konformitetit të automjetit kryhet si më poshtë:

1) përcaktimin e konformitetit të tipit të automjetit
2) përcaktimin e konformitetit të një automjeti të inspektuar individualisht

Vlerësimi i konformitetit të një automjeti (miratimi i tipit) mund të kryhet në një hap ose në disa faza, si një aprovim i tipit në shumë faza.

Përcaktimi i konformitetit të një tipi të automjetit 

është procedura e konfirmimit të konformitetit të një tipi të automjetit me rregulloret që lidhen me atë lloj (kategori) të automjetit dhe kryhet për automjete të reja të importuara, të importuara nga përfaqësues të autorizuar të prodhuesit të automjetit ose vetë prodhuesit të automjeti në Republiken e Krosovës.

Zbatohet si:

1.) Miratimi kombëtar i tipit të një automjeti:

  • për automjetet e prodhuara në seri për të cilat është dhënë miratimi i tipit nga BE
  • në procedurën e miratimit të tipit në shumë faza.

2.) Evidentimi i tipit të automjetit

  • për automjete të reja për të cilat është lëshuar miratimi i tipit nga BE (WVTA)

Procedurat dhe detyra të caktuara, verifikimi i dokumentacionit, inspektimi dhe provat e nevojshme të automjeteve model dhe hyrja e të dhënave në një bazën unike të të dhënave për automjetet, bazuar në autoritetin e Ministrisë Infrastrukturës, kryhen nga Qendra e Automjeteve të Kosovës.

Nëse lloji i automjetit plotëson kushtet e përshkruara, në bazë të raportit për plotësimin e kërkesave të përshkruara, i lëshon aplikantit një Vërtetim per aprovimin e tipit të automjetit.

Poseduesi i Vërtetimit, për çdo automjet individual lëshon Deklaraten per perputhshmerine e cila i garanton përdoruesit perputhshmerin e automjetit me tipin e homologuar nga Qendra e Automjeteve te Kosoves EuroLAB.

Deklaraten per perputhshmerine me tipin e homologuar të automjetit është një dokument që pronari i automjetit duhet ta bashkëngjisë në regjistrimin e parë të automjetit në Republikën e Kosovës.

Përcaktimi i konformitetit të një automjeti individual

individual është procedurë e konfirmimit të pershtatshmerise së një automjeti individual me rregulloret që lidhen me tipin ose kategorinë e këtij automjeti dhe kryhet për automjete të reja dhe të përdorura që importohen individualisht, sikurse edhe për automjete që në bazë të rregulloreve të aplikueshme të doganës, ose në bazë të rregulloreve të tjera janë konfiskuara ose I lejohen shtetit për përdorim, në rastin kur ekspozohen në treg ose në rastin e regjitrimit të tyre.

Zbatimi i procedurës, verifikimi i dokumentacionit, inspektimi dhe testimet e nevojshme të automjeteve dhe hyrja e të dhënave në një bazë unike të të dhënave për automjetet, kryhet nga Qendra e Automjeteve të Kosovës

Nëse automjeti plotëson kushtet e përshkruara, aplikantit do t’i lëshohet një Deklatar mbi pershtatshmerine e automjetit të inspektuar individualisht në  vendin e autorizuar për inspektim .

Deklarata e Pershtatshmerise të një automjeti të inspektuar individualisht është një dokument që pronari i automjetit duhet ta bashkangjisë në procedurën e llogaritjes së taksës doganore për automjetet motorike dhe gjatë regjistrimit të parë të një automjeti në Republikën e Kosovës.

Homologimi në shumë faza 

është një procedurë kur disa prodhues të ndryshëm marrin pjesë në ndërtimin e një automjeti (prodhimi sipas fazave) dhe kur në secilën fazë pasuese të prodhimit pranohet miratimi nga faza e mëparshme, dhe faza e parë është prodhimi i automjetit bazë në të cilin është planifikuar vazhdimi I ndërtimit

Zbatimi i procedurës, verifikimi i dokumentacionit dhe testimi i automjeteve dhe hyrja e të dhënave në një bazë të vetme të të dhënave për automjetet, kryhet nga Qendra Automjeteve të Kosovës.

Automjetet rrugore me motor dhe rimorkiot, traktorët dhe rimorkiot e traktorëve (këtu e tutje referuar si “automjete”) të kategorive M, N, O, L, T, C, S dhe R i nënshtrohen detyrimeve të vlerësimit të konformitetit.

Përcaktimi i kushteve të konformitetit të automjeteve behet nga Ministria e Infrastruktures dhe detyra të caktuara në procedurën e përcaktimit të konformitetit të automjeteve, bazuar në autorizimin e Ministris se Infrastruktures e kryen Qendra e Automjeteve të Kosoves – EuroLAB dhe Qendrat regjinole per homologimin e Automjeteve.

Përcaktimi i konformitetit të automjetit u parapri nga procedura e miratimit të tipit të automjetit, pra verifikimi i aprovimit të tipit të automjeteve të importuara ose të vendosura në treg në Republikën e Kosovës. Verifikimi i miratimit të tipit të një automjeti filloi me 01 korrik 2009, nga e cila datë çdo automjet dhe dokumentacioni i tij shoqërues, përpara zhdoganimit të importit, iu nënshtrua një procedure verifikimi.

Procedura për përcaktimin e konformitetit të një automjeti përfshin:

Procedura për përcaktimin e konformitetit të një automjeti përfshin:

Rishikimi i dokumentacionit dhe inspektimi i automjeteve.

Lëshimi i një Raporti teknik për plotësimin e kushteve të përcaktuara.

Lëshimi i një Vërtetimi mbi pershtatshmërinë e tipit të automjetit.

Deklaraten mbi përputhshmërinë e automjetit me tipin.

Deklaraten mbi përputhshmërinë e automjetit

Pëlqimin e konformitetit të automjetit të inspektuar për regjistrim.

Futja e të dhënave në një bazë të dhënash të vetme homologimi.

Vlerësimi i konformitetit të automjeteve kryhet për të gjitha kategoritë e automjeteve të reja ose të përdorura:

Para hyrjes, importit ose shitjes së tyre.

Para regjistrimit të parë të automjetit.

Përcaktimi i konformitetit të automjetit kryhet si më poshtë:

Përcaktimi i konformitetit të tipit të automjetit.

Përcaktimi i konformitetit të një automjeti të inspektuar individualisht.

Vlerësimi i konformitetit të një automjeti (miratimi i tipit) mund të kryhet në një fazë ose në disa faza, si një aprovim i tipit në shumë faza.

Deklarata e konformitetit të automjetit dhe modifikimet e reja të automjetit

Deklarata e konformitetit të automjetit është një dokument që pronari i automjetit duhet ta bashkëngjisë gjatë kryerjes se procedurave të zhdoganimit dhe regjistrimit të parë të automjetit në Republikën e Kosovës. Në rast të një ndryshimi të llojit të automjetit ose futjes së një varianti ose modeli të ri, mbajtësi i Vërtetimit të konformitetit / regjistrit të tipit të automjetit (distributor i autorizuar i automjetit për Republikën e Kosovës) duhet të paraqesë një kërkesë në Qendrën e Automjeteve të Kosovës EuroLAB për të plotësuar Deklaraten mbi përputhshmërinë e automjetit me tipin.

Blerje individuale dhe import / import i automjeteve në Kosovë

Kushdo qe bënë blerje individuale dhe importin e një automjeti në republikën e Kosovës duhet të marrë parasysh nëse automjeti plotëson kushtet e përshkruara për import dhe regjistrimin e automjeteve ne Republikën e Kosovës. Mënyra më e mirë për të marrë informacion është të kontaktoni Qendren e Automjeteve të Kosovës përpara se të blihet automjeti.

Pasi ta keni sjellë automjetin në Kosovë, duhet të bëni sa vijon:

Të caktoni nje termin pran Qendres se Automjeteve të Kosoves EuroLAB

Kryeni procedurën e vlerësimit të konformitetit në qendren e autorizuar për aktivitetet e vlerësimit të konformitetit

Të paraqiteni në Terminalin me të afërt Doganore për kryerjen e procedurave dhe pagesat e taksave doganore.

Përfundojini procedurat per sigurimin e automjetit ne ndonjeren nga kompanit e licensuara te sigurimit

Paraqituni ne Qendren per Regjistimin e Autojeteve ne komunen tuaj per tu pajisur me targa dhe regjistruar automjetin tuaj