Shërbimet tona
Shërbimet tona
Paraqitja skematike e homologimit
Paraqitja skematike e homologimit
Procedura në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, fillon kur pala paraqitet në sportelet e Qendrës dhe bën dorëzimin e dokumenteve të sipërpërmendura. Pas përfundimit të formaliteteve të brendshme të përcaktuara me rregulloren e punës së Qendrës së Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, fillon inspektimi i automjetit. Më pas, lënda procedohet për shqyrtim tek Zyra e inxhinierëve, dhe pas konstatimit të kësaj Zyreje se gjithçka është në përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivave evropiane, automjeti hyn në hapin final të procedurës, atë të kontrollimit teknik. Nëpërfundim, pala pranon deklaratën e homologimi si dhe certifikatën e kontrollimit teknik.
Pse EuroLab?
Pse EuroLab?
Qendra e Automjeteve të Kosovës – EUROLAB është institucioni qendror rregullator që nga paslufta ka ndërtuar sistemin unik të kontrollit teknik të automjeteve në gjithë territorin e Kosovës. Me infrastrukturë moderne, 8 linja inspektimi dhe mbikëqyrje të mbi 135 Qendrave të Kontrollit Teknik, EUROLAB siguron që çdo automjet të kontrollohet sipas standardeve më të larta të sigurisë. Si urë lidhëse mes Doganave, MPB-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë, EUROLAB kontribuon direkt në rritjen e sigurisë në trafik, mbrojtjen e shëndetit publik dhe uljen e ndotjes së ajrit, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar.


