Inspektimi i Automjetetve të aksidentuara

Inspektimi i automjeteve të aksidentuara duhet të kryhet pas riparimit dhe para lëshimit në qarkullim të automjeteve që gjatë aksidentit ose në ndonjë mënyrë tjetër kanë patur të dëmtuar pjesët vitale të cilat janë me rëndësi për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor, si p.sh.

• dëmtime të konsiderueshme në pajisjet drejtuese: kontrollohet gjendja e gomave, timoni, boshti i timonit, mekanizmi transmetues i timonit, përforcuesi i rrotullimit të timonit etj.
• dëmtime të konsiderueshme të pajisjeve frenuese: kontrollohet freni punues, ndihmës, parkues, gjendja e pedaljit të frenit punues, leva e frenit ndihmës, elementet e transmetimit të forcës së frenimit, rrjedhja e lëngut frenues etj.
• dëmtime/deformime të mëdha në karroceri. Këtu duhet të bëhet kontrollimi dhe analiza kualitative e deformimeve dhe dëmtimeve në karrocerinë e automjetit nga ana e personave profesional të cilët kanë njohuri për sjelljen e konstruktit të automjetit gjatë aksidentit.
• automjetet që nuk munden në mënyrë të sigurt të marrin pjesë në komunikacionin rrugor pa rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë,
• automjetet që nuk kanë qenë në gjendje për tu vozitur dhe kanë qëndruar kohë të gjatë pa u regjistruar (2 e më tepër vite),
• automjetet që janë çkyqyr nga komunikacioni rrugor për shkak të parregullsive teknike të mëdha të konstatuara gjatë kontrollimit rutinor në rrugë,
• për automjetet që kanë marrë pjesë në aksident të komunikacionit dhe ndaj tyre është inicuar procedura hetimore.

Ky lloj i inspektimit të automjeteve është shumë i rëndësishëm për të konstatuar nëse automjeti i plotëson kushtet për ri-kyçje të sigurt në trafik.