Homologimi individual i mjeteve

Homologimi individual i mjeteve

Përcaktimi I pershtatshmeris së automjetit individual

Përcaktmimi I pershtatshmeris së mjetit individulal është procedura e konfirmimit të pershtatshmeris së mjetit me rregullat që kanë të bëjnë me tipin respektivisht kategorinë e mjetit, ndërsa realizohet për mjete të reja te cilat nuk kan homologimin e tipit dhe të përdorura që importohen.

Importi i mjeteve është cdo mjet i cili hynë në teritorin e kosovës në Republikën e Kosovës nga shtetet tjera dhe paraqet kerkesen per zhdoganimin e automjetit pranë Doganës së Kosovës.

Realizim e procedurës, verifikimin e dokumentacionit, shiqimin dhe inspektimin e nevojshëm të mjeteve si dhe futja e shënimeve në bazën unike të të dhënave, në bazë të autorizimit e kryejn në Qendren e Automjeteve te Kosoves.

Kushdo që I nënshtrohet blerjes individuale duke importuar mjetin duhet ta ketë parasyshë se mjeti a i plotëson kushtet e përcaktuara të homologimit.

Rruga më e mirë deri tek informatat e sakta është kontaktimi me Qendren e Automjeteve të Kosovës duke prezantuar dokumentacionin valid dhe shenimet teknike te mjetit, kështuqë në bazë të këtyre të dhënave ka mundësi ta këshillojë cdo blerës se a është I përshtatshëm për regjistrim të mëtutjeshëm ne Republikën e Kosovës.

Pasiqë blerësi ta përvtësojë mjetin, para procedurës së zhdoganimit dhe me rastin e regjistrimit te pare ne Republiken e Kosoves, mjeti duhet të kalojë procedurën e verifikimit të pershtatshmerise së mjetit sipas rregullave që vlejnë në Republiken e Kosoves.

Procedura e inspektimit dhe përcaktimit të gjendjes teknike të mjetit realizohet për te gjitha mjetet rrugore:

Mjetet e reja për te cilat nuk mund te aplikohet homologimi tipor.

  • Mjetet e perdorura te cilat nuk kan pasur homologim te tersishem tipi.

Te prodhuara ne shume faza (mjetet e pakompletuara etj).

Unike të vetë-konstruktuara, te sajuara apo rrenjesisht te ndryshuara.

Te perpunuara, te modifikuara, te ndryshuara.

Te permiresuara, te riparuara, ri-aftesuara.

Implementimin e procedures, verifikimin e dokumentacionit, inspektimin, testet e nevojshme per mjetet dhe futjen e te dhenave ne databazen unike, bazuar ne autorizimin e dhene nga Ministia e Infrastruktures, kryhet nga Qendra e Automjeteve te Kosoves dhe ne Qendrat Regjionale per Homologim.

Identifikimi dhe Percaktimi i Automjetit

Kërkesa për ekzekutimin e procedurës së Identifikimit dhe percaktimit i gjendjes së mjetit paraqitet ne subjektet e autorizuara duke shoqeruar automjetin per inspektim.

Kerkesa shoqerohet edhe me dokumentacionin si ne vijim:

  • “COC” dokumenti (obligativ per veturat e reja) ose Vërtetimi i Prodhuesit ose Specifikacioni Teknik i Mjetit ose Specifikacioni Teknik i Traktorit
  • Dokumenti i regjistrimit te automjetit / Libreza e qarkullimit (obligative per mjetet e perdorura)

Ne rast te aplikimit te kerkesave alternative :

  • Vertetimin per aprovimin e kerkesave alternative
  • Pershkrimi teknik i mjetit
  • Nese eshte e nevojshme, dokumentacion tjeter plotesues

EU Certifikata e Konformitetit – (në tekstin vijues COC dokumenti (EU Certificate of Comformity)) është dokumenti që lëshohet nga prodhuesi I mjetit me të dhënat e mjetit në fjalë me të cilin vërtetohet se mjeti është në serinë e mjeteve që posedojnë EU homologimin e tipit të mjetit (WVTA) dhe I plotëson kërkesat që kanë qenë në fuqi në kohën kur janë prodhuar.

Vërtetimi I I prodhuesit – është dokumenti me të cilin konfirmohen se me cilat EU direktiva dhe rregullore ose UNECE rregullore është përshtatur mjeti, sistemet apo pjesët e mjetit në momentin kur është prodhuar dhe përmbanë shënime teknike mbi mjetin.

Specifikacioni Teknik i Traktorit është dokumenti me të cilin vërtetohen me cilat EU direktiva, UNECE rregullore dhe OECD kode është përshtatur traktori respektivisht sistemet apo pjesët e tij në momentin kur është prodhuar, ndërsa përmbanë shënimet teknike mbi traktorin.

Specifikacioni Teknik i Mjetit është dokumenti të cilin institucioni i autorizuar apo perfaqesuesi i autorizuar i prodhuesit vërteton me cilat EU direktiva apo rregullore ose UNECE rregullore eshte pershtatur mjeti apo pjesët e mjetit në momentin kur është prodhuar dhe përmbanë shënime teknike mbi mjetin.

Në rastin kur ne Republiken e Kosoves nuk ekziston institucioni i autorizuar apo perfaqesuesi i autorizuar i prodhuesit i cili mund ta leshoje qertifikaten e prodhuesit per tipin/variantin/versionin e mjetit, kerkesa duhet te paraqitet tek perfaqesuesit e autorizuar ne rajon apo nga vendi importues i mjetit.

Tarifat për lëshimin e ”Vërtetimin e Prodhuesit”,  “Specifikacionin Teknik të mjetit” ose “Specifikacionin Teknik të traktorit” parashtruesi i kërkesës ia paguan direkt lëshuesit të dokumentit në bazë të fatures se leshuar.

Përfaqesuesit e Autorizuar të prodhuesit ku mund te leshojne Certifikate Prodhuesi per markat e caktuara te mjeteve

Marka Përfaqësuesi Kontakti WWW
ALFA ROMEO DELFIN AUTO SHPK - Llapllasellë (Magj. Prishtinë - Ferizaj, km 7-të) [email protected] / +383(0)38600755 www.citroen-ks.com
AUDI PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
BRP AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
DACIA AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
FIAT DELFIN AUTO SHPK - Llapllasellë (Magj. Prishtinë - Ferizaj, km 7-të) [email protected] / +383(0)38600755 www.citroen-ks.com
JEEP DELFIN AUTO SHPK - Llapllasellë (Magj. Prishtinë - Ferizaj, km 7-të) [email protected] / +383(0)38600755 www.citroen-ks.com
LEXUS AUTOTRADE Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49888644 www.toyota-kosovo.com
MERCEDES AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
MINI M GROUP L.L.C. - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)38606544 www.bmw-kosova.com
NISSAN AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
PORSCHE PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
SEAT PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
SKODA PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
BMW M GROUP L.L.C. - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)38606544 www.bmw-kosova.com
CITROEN DELFIN AUTO SHPK - Llapllasellë (Magj. Prishtinë - Ferizaj, km 7-të) [email protected] / +383(0)38600755 www.citroen-ks.com
FORD KOSOVA MOTORS J.S.C - Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 4-t, Prishtinë, 10000 Kosovë [email protected] / +383(0)38606097 www.ford-rks.com
HYUNDIA HYUNDAI AUTO SHPK - Rr. Veternik Pn, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)38602444 www.hyundai-rks.com
JAGUAR LUXURY AUTO SH.P.K - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49760200 www.luxuryauto-ks.com
KIA Allmakes Global Service - Parku i Biznesit, 13000 Drenas, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38534517 www.ags-ks.com
LAND ROVER LUXURY AUTO SH.P.K - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49760200 www.luxuryauto-ks.com
OPEL AUTO SHTEPIA SIQANI - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km i 8-të [email protected] / +383(0)38244044 www.siqani.com
PEUGEOT MERCOM COMPANY Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)45501901 www.peugeot-ks.com
RENAULT AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
SUZUKI AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
TOYOTA AUTOTRADE Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49888644 www.toyota-kosovo.com
VOLKSWAGEN PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
YAMAHA AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com

MJETET QË NUK JANË HOMOLOGUAR SIPAS KËRKESAVE TË RREGULLOREVE ECE, EEC/EC DIREKTIVAVE OSE EU RREGULLOREVE

Për mjetet që nuk janë homologuar sipas rregulloreve të ECE EEC/EC direktivave ose rregulloreve EU (si psh: mjetet nga tregu amerikan) pranohen vetem pas modifikimeve te nevojshme dhe aprovimit te komisionit per kontrollin e mjeteve me devijime nga kerkesat e percaktuara.

Institucioni i autorizuar e kryen shiqmin e dokumentacionit, inspektimin dhe konstaton athua mjeti I plotëson kushtet e përcaktuara sipas rregullores së vecantë, e përpilon raportin mbi kushtet e përcaktuara të mjaftueshmërisë, si dhe I fut shënimet e mjetit në bazën unike.

Vërtetimi i Prodhuesit, Specifikacioni Teknik të mjetit, Specifikacioni Teknik të traktorit dhe COC dokumenti cdo her kerkesave duhet te bashkangjiten ne origjinal.

Aprovimi Individual i mjetit – Homologimi

Kerkesa per implementimin e procedures se Aprovimit individual te mjetit – Homologimit,  paraqitet ne institucionet e autorizuara dhe sillet mjeti ne kohen e dakorduar.

Kerkesa shoqerohet nga:

  1. Ne rasin e importit te mjetit te ri:
  • COC – Certifikaten e Konformitetit
  • Deshmine e Pronesis se mjetit
  • Dokumentin e identifikimit / Certifikaten e Biznesit
  1. Ne rast te importit te mjetit te perdorur:
  • Lejen e qarkullimit te mjetit rrugor apo deshmin e origjines/prejardhjes se mjetit
  • Deshmine e Pronesis se mjetit
  • Dokumentin e identifikimit / Certifikaten e Biznesit
  1. Per Automjetet e Prodhuara ne shume faza, unike, të vet-konstruktuara, sajuara, perpunuara etj.
  • Deklarata e konformitetit te automjetit / COC dokumenti
  • Lejen e qarkullimit te mjetit rrugor apo deshmin e origjines/prejardhjes se mjetit
  • Dokumente teknike apo administrative relevante per mjetin rrugor
  • Deshmi, deklarime apo sqarime shtes sipas kerkeses se subjektit te autorizuar per homologim
  • Deshmine e Pronesis se mjetit
  • Dokumentin e identifikimit / Certifikaten e Biznesit

Nese eshte e nevojshme, dokumentacioni tjeter i pershtatshem mund te pranohet ne procedur.

Shiqimi I mjetit përvec identifikimit të tij përfshin edhe shiqmin e shenjave të konformitetit në pajisjet ose pjesët e mjetit, verifikimin burimor të mjetit, konformitetin e pjesëve të instaluara sipas dokumentacionit të prodhuesit dhe konfirmimin e parametrave matës si dhe përcaktimin athua pjesët e individuale të mjetit janë zëvendësuar me pjesë të papërshtatshme dmth me pjesë jokonforme.

Mjeti duhet të plotësoj kërkesat që vlejnë në ditën e parashtrimit të kërkesës, respektivisht nismën e procedurës së homologimit individual të mjetit. Në rastet e caktuara specifike mund të aplikohen kërkesat që kan vlejtë në momentin kur është nisur procedura e futjes , importit ose përcaktimit të statusit juridiko-doganor. Nëse gjatë shiqimit të dokumentacionit dhe/ose mjetit konstatohet se mjeti individual nuk I plotëson kushtet e përcaktuar, personi juridik I autorizuar, QAK sjell vendimin me të cilin refuzohet lëshimi I vërtetimit mbi konformitetin individual të mjetit të shiquar.

Në rastin e konstatimit të konformitetit bazik ose të mjetit të pakompletuar lëshohet VËRTETIMI mbi konformitetin e mjetit të shiquar individual duke marrë ne konsideratë shkallen deri ku ka arritur mjeti.

 Lista e pikave të inspektimit për percaktimin e konformitetit të automjetit

Nr. Unik Kompania Regjioni Adresa Nr. Kontaktit
H-01 QAK - EuroLAB Gjithë Kosovën Rr. E Pejes 463 - Fushë Kosovë 038/60 60 60
H-02 BTP Holding Mitrovicë Magj. Vushtrri-Mitrovicë - Vushtrri 044/400 100
H-06 Kosova Commerce Gjilan Fsh. Crep - Kamenicë 049/611 611
H-04 Krasniqi Prizren Rr. Skënderbeu - Suharekë 044/338 463
H-07 Fati Gjakovë Fsh. Bellacërk - Rahovec 044/728 500