Llojet e testimeve / sherbimeve te mjeteve
Llojet e testimeve / sherbimeve te mjeteve
Llojet e inspektimit të automjeteve
Qendra Automjeteve të Kosovës (QAK) EuroLAB, kryen testimin e automjeteve dhe pjesëve të këtyre automjeteve që janë të rëndësishme për sigurinë rrugore. Testimi i automjetit kryhet në bazë të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Urdhëzimeve Adimistrative. Testohen automjetet e prodhuara individualisht ose në seri të vogla; automjetet në të cilat kryhet modifikimi ose zëvendësimi i një pjese serike, montimi ose pajisjeje me një pjesë joseriale, shndërrimi i automjetit me instalimin e një montimi ose pajisjeje; automjete për të cilat nuk dihen të dhënat teknike të kërkuara për inspektimin teknik dhe regjistrimin e automjeteve; dhe pajimet dhe pajisjet e destinuara për instalim në automjete, të cilat janë thelbësore për sigurinë dhe përshtatshmërinë mjedisore të automjeteve në trafikun rrugor.
Inspektimi I mjeteve të modifikuara
Inspektimi I mjeteve me pajisje të instaluara dhe pajisje me motor me gaz
Të gjitha llojet e mjeteve motorrike në të cilat sipas rregulloreve mbi pajisjet dhe pjesët me punë motorrike me gas të njejtat instalohen në të. Instalimin e pajisjes për motor me gaz të lëngshëm, me gaz tokësor të kompresuar, ose pajisjes tjetër konform dispozitave të legjislacionit në fuqi.
Inspektimi I mjeteve parandërtimore, të ndërtuara ose të mbindërtuara.
Parandërtimi I mjeteve nga një lloj I mjeteve në tjetrin (automobile individual në transportuas dhe anasjelltas) parandërtimi I mjeteve në elektro-mjete, instalimi I komandave të ndara në mjete për autoshkolla, mjetet e shëndrruara në mjete që mund të ngasen nga personat me invaliditet. Parandërtimi I mjeteve me instalimin e pjesës ose pajisjes esencial për sigrinë dhe përshtatjen ekologjike të mjetit, mbindërtimi I mjetit në llojet e ndryshme të mbindërtimit, konfirmimi I shënimeve teknike dhe të gjitha rastet tjera që janë definuar në rregullloren mbi inspektimin e mjetit.
Inspektimi I instalimit I pjesëve të vecanta dhe pajisjeve.
Instalimi pasues dhe ndryshimi I pozitave të pajisjeve për ndriqim dhe sinjalizim, zëvendësimi I pajisjeve për sinjalet e aprovuara tipore të ndriqimit me pajisjet e tipit tjetër, Instalimi I mëvonshëm I pajisjeve të aprovuara për bartjen dhe lëshimin e gazërave dalëse, instalimi I pajisjeve për lidhjen e mjetit që tërhiqet apo rimorkios(grepi tërheqës), zëvendësimi I pajisjeve të aprovuara tipore me pajisje tjera tipore të aptovuara, modifikimi ose instalimi I mëvonshëm I mbrojtëses dhe spojlerëve të tipit të aprovuar, ndërrimi I gomave dhe rrotave me goma me rrota të tipit tjetër të aprovuar për mjetin në fjalë.

Inspektimi I mjeteve për bartjen e lëndëve të rrezikshme- ADR
Inspektimi I mjeteve për bartjen e landëve të caktuara të rrezikshme që I përkasin tipeve EXII, EXIII, FL, OX, AT dhe MEMU sipas kapitullit 9.1.1.2 ADR Marrëveshjes.
Sipas Ligjit mbi bartjen e mallërave të rrezikshme obligimi I certifikimit të mjetit për bartjen e mallërave të rrezikshme I referohet mjeteve- cisternave, mjeteve për bartjen dhe prodhimin e eksplozivëve sikurse edhe në mjetet e mëdhaja për tërheqje të këtyre automjeteve.
Inspektimi I mjeteve për lëshimin ITF/CEMT vërtetimit
Verifikimi dhe inspektimi I kushteve minimale teknike dhe sigurimit I mjeteve motorrike si dhe rimorkiove të tyre për lëshimin e vërtitemeve ITF/CEMT

