Kush është EuroLAB?

Rreth EUROLAB – QAK

Rreth EUROLAB – QAK

Qendra qendrore për kontrollin teknik të automjeteve në Kosovë, që garanton siguri më të lartë në trafik dhe ajër më të pastër për qytetarët.

Kush është EuroLAB?

Rreth EUROLAB – QAK

Rreth EUROLAB – QAK

Qendra qendrore për kontrollin teknik të automjeteve në Kosovë, që garanton siguri më të lartë në trafik dhe ajër më të pastër për qytetarët.

Për Ne

Historiku i EUROLAB

Si një shtet I dalë nga lufta, në mungesë të objekteve ku të kryheshin procedurat për kontrollimin Teknik të automjeteve, ato u improvizuan në fusha dhe ambiente të hapura pa pajisje adekuate dhe pa kritere ku bëhej vetëm mbledhja e informacioneve teknike e automjeteve.

Në një periudhë pothuajse prej 5 vitesh (1999-2004) kontrollimi Teknik dhe mbledhja e informacioneve të flotës së automjeteve kryhej në 5 qendra regjionale. Gjatë vitit 2004 meret vendimi për licencimin e Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve (QKTA- të).

Fillimisht u licencuan rreth 25 QKTA. Duke marrur pasayshë që cdo shtet I regjionit kishte kontrolle të automjeteve në import si dhe duke hasur në paregullsi dhe manipulime të automjete, Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit vendos të licencoi EUROLAB institucion ky I cili do të inspektoi automjetet në import dhe njëherit të mbikqyrë punën e QKTA-ve në gjithë territorin e Kosovës. EUROLAB, në bazë të kompetencës së saj dhe përgjegjësive të marrura nga MTPT-ja krijoj një sistem unik i cili do të regjistroi cdo automjet të importuar dhe ata nga QKTA-të ku më pas krijon data-bazën unike të automjeteve në Republikën e Kosovës me ç’rast identifikohet edhe si Qendra e Automjeteve të Kosovës- QAK. 

Struktura Orgaizative

Çertifikimi

EUROLAB është çertifikuar me standardin për ruajtjen dhe menaxhimin e cilësisë: ISO 9001:2008 nga TUV NORD duke u riçertifikuar per çdo vit, si edhe me ISO/IEC 27001: 2013 për sigurinë e informatave. Vlen të përmendet që EUROLAB është në procedurë të çertifikimit edhe me standardet tjera: 17021, 17024, 17025

ISO 9001:2008 nga TUV NORD
 ISO/IEC 27001: 2013

MISIONI

Misioni i EUROLAB

EUROLAB synon krijimin e një mjedisi të shoqërueshëm të punës përmes ofrimit të shërbimeve të cilësisë së lart. Si rrjedhojë e kësaj EUROLAB synon ofrimin e vlerës më të mirë të mundshme për pjesëmarrësit në trafikun rrugorë duke ndjekur dhe implementuar praktikat më të mira sektoriale.

EUROLAB po ashtu ka për qëllim të krijoj kushtet më të favorshme për të arritur ngritjen e sigurisë në trafikun rrugorë, mbrojtjen e shëndetit publik dhe të ndotjes së ajrit nga mjetet rrugore përmes sigurimit të cilësisë së shërbimeve, gjë që qon në kultivimin e imazhit/prestigjit të EUROLAB, e po ashtu edhe në ruajtjen e stabilitetit financiar në afat më të gjatë.

EUROLAB synon të mbetet entitet rregullator për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm në aspektet e sigurisë rrugore dhe të mbrojtjes së cilësisë së ajrit. Të luaj rol promovues dhe ekzekutues për sigurinë në trafik dhe ekologjinë duke investuar ne teknologjitë më të reja dhe trajnimet bashkëkohore të stafit. Mes tjerash të zgjeroj gamën e shërbimeve në fushën e automjeteve rrugore.

Objektivat

Mbrojtjen e interesave të vozitësve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor.

Propozon masa dhe ndikon në politikën e komunikacionit rrugor, duke u angazhuar posaçërisht në sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontribuon në mbrojtjen e ambientit.

Kujdeset për përparimin dhe mbështetë zhvillimin e turizmit të motorizuar kombëtar dhe ndërkombëtar, posaçërisht duke bashkëpunuar me shoqëritë automobilistike jashtë vendit.

Bashkëpunon me organet shtetërore, me institucionet shkencore dhe profesionale.

Përfaqëson interesat e automobilizmit Kosovar në asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare. I realizon edhe qëllimet dhe detyrat e tjera të parapara sipas ligjit dhe statutit.

Publikimet

Lansimi i Website-it të Ri

December 29, 2025|

Website-i ynë i ri është zyrtarisht online! Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi lansuar website-in e ri për shërbimet e kontrollimeve të automjeteve, i ndërtuar për t’ju ofruar një përvojë më të shpejtë, më të [...]

Pyetjet më të shpeshta