KËRKESAT TEKNIKE PËR MJETE
Mjetet duhet ti nënshtrohen kërkesave që janë definuar me rregulloret ECE të komisionit ekonomik të kombeve të bashkuara për Evropë ose direktivave EEC/EC si dhe UE udhëzimeve të Unionit Evropian respektivisht kërkesave që Ministria e Infrastruktures e Republikes se Kosoves ka përcaktuar në rregulloret e zbatueshme mbi konfirmimin e konformitetit.
Rregullat për përcaktimin e konformitetit, në harmoni me rregullat ndërkombëtare, lejojnë lëshimin në trafik vetëm të mjeteve që janë homologuar ose që I plotësojnë kërkesat karrshi sigurimit të pjesmarrësve në trafik, mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të njerëzve, kursimit të energjisë, harmonizimit të kushteve për regjistrimin e mjetit në vendet nënshkruese të Marrëveshjes nga 1958 në kuadrin e OKB, ECE si dhe vendeve anëtare të unionit europian.
Kërkesat ndryshojnë varësisht nga kategoria e mjetit si dhe nga fakti se a bëhet fjale për mjetet e reja apo të përdoruar.
Përveq kësaj sipas ligjit ne fuqi :
- Në Kosovë nuk mund te importohen vetura me të vjetra se dhjetë (10) vijet
- Në Kosove nuk mund te importohen vetura qe nuk e plotesojne standardin Euro 4

