Përjashtimet dhe procedurat alternative të përcaktimit të konformitetit
Përjashtimet dhe procedurat alternative të përcaktimit të konformitetit
Dispozitat per homologim nuk aplikohen per:
Mjetet rrugore të projektuara dhe të dedikuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës ose për nevojat e zjarrfikësve;
Mjetet rrugore të dedikuara për përdorim në kantiere ndërtimi, mihje sipërfaqësore, gurore, limane dhe aeroporte;
Makinat e punës;
Mjetet rrugore shpejtësia më e madhe e konstruksionit të së cilave nuk është mbi 6 km/h;
Mjetet rrugore të dedikuara për rekreacion jashtë rrugëve publike;
Mopedët;
Pajisjen e makinave të konstruktuara në mënyrë të veçantë për shfrytëzim në pylltari;
Pajisjen e makinave pyjore, pajisjen e instaluar ne shasin e mjetit rrugor për pune bujqësore;
Mjetet rrugore të cilat importohen përkohësisht që të përdoren në gara, panaire dhe manifestime të tjera të organizuara në Republikën e Kosovës, me ç ‘rast importimi i përkohshëm i këtyre mjeteve rrugore mund të zgjasë më së shumti tridhjetë (30) ditë;
Mjetet rrugore të dedikuara për ngasje në trafikun rrugor dhe të cilat nuk regjistrohen;
Mjetet rrugore të dedikuara ekskluzivisht për gara;
Prototipat e mjeteve të cilat përdoren në rrugë nën përgjegjësinë e prodhuesit, për të kryer një program të veçantë për kontrollim, me kusht që të jenë planifikuara dhe punuara në mënyrë të veçantë për këtë qëllim.
Mjetet e rrugore të dedikuara për anëtarët e përfaqsuesëve diplomatike dhe konsular të shteteve të huaja në Republikën e Kosovës që do ti bartin shenjat e përfaqsuesëve diplomatic dhe përfaqsuesëve konsula;
Aplikimi I kërkesave alternative kryhet për mjetet në vijim për kategoritë M, N, O dhe L:
Mjetet Oldtimer që konsiderohen më të vjetra se 30 vite dhe mjetet që paraqesin kontribut në kultivimin dhe pasurimin e kulturës teknike;
Mjetet të cilat për shkak të migrimit importohen nga personat fizik nëse ato kanë qenë në posedimin e tyre më së paku 6 muaj;
Mjetet të cilat importohen/ futen nga personat rezident ose me qendrim të përkohshëm në RKS, të fituara në bazë të autorizimit juridik të vendimit të gjyqit mbi trashëgeminë;
Mjetet e përdorura për dedikime të posacme nga kategoria M,N,O dhe përjashtimiisht pr automjetet të cilat Enti I ka shpallur me status të tillë;
Mjetet të cilat pas skadimit të afatit të shërbimit diplomatic dhe konzular vendosen për shitje në republikën e Kosovës në pajtim me aplikimin reciprok të privilegjeve për përfaqësitë diplomatike konzulare si dhe personelin e tyre;
Mjetet të cilat dedikohen për shitje ndërsa janë gjendur në systemin e mbikqyrjes doganore;
Kërkesa për aplikimin e procedurës alternative për përcaktimin e konformitetit nga pika 1 deri 6 I parashtrohet Entit shtetëror për matjen;
Nëse Enti konstaton se për mjetin aplikohet procedura alternative, mjeti dërgohet në vendin e inspektimit për procedurë identifikimi dhe përcaktimi të gjendjes së mjetit;

