Paraqitjet e para të homologimit kanë rrjedhur nga dëshira e përbashkët e vendeve evropiane për eleminimin e pengeseva në tregtinë e ndërsjelltë me automjete si dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e automjeteve, pjesëve të tyre, pajisjeve etj.
Ekzistojnë dy sisteme të homologimit:
I pari bazohet në rregulloret ECE, përkatësisht në marrëveshjen nga viti 1958
Komisioni ekonomik kombeve të bashkuara të evropës(bashkësia punuese WP.29, World Forum for Harmonization of Vehicle regulations) sjellë marrëveshjen mbi pranimin e rregullave teknike të barabarta për mjetet me rrota, për pajisje dhe pjesë që mund të instalohen dhe të përdoren në mjetet me rrota si dhe kushtet për pranimin reciprok të homolgimit Kushte për njohjen e ndërsjellë të miratimeve të dhëna sipas këtyre rregulloreve (Marrëveshja nga viti 1958).
Palët kontraktuese nga marrëveshja e vitit 1958, dhe një numrër I madh I shteteve evropiane, BE si anëtare kolektive, si dhe Japonia, Australia, dhe 8 shtete jashtë europiane në mënyrë të pavarur, secila për vete, vendosin cilat nga momentalisht 143 rregulloret e ECE-së ekzistuese individuale ti zbatojnë në territorin e vet.
Rregulloret ECE individuale I sjellin vendimet mbi procedurat e testimit, miratimit, përcaktimit dhe pranimit reciprok të pjesëve të vecanta, të pajisjeve të automjetit.
Miratimet sipas rregulloreve ECE lëshohen për tipin automjetit conform pjesës individuale, conform tërsisë së pajisjeve të automjetit psh. Për tipin e automjetit duke marrë parasyshë systemin e frenimit. Ky sistem I rregulloreve të homologimit për momentin nuk lejon lëshimin e dokumentit për miratimin e tipit të autmjetit në tërësi.
Lajmet aktuale lidhur me Marrëveshjen 1958 si dhe rregulloret individuale ECE janë në dispozicion në faqen : http://www.unece.org/trans/main/welcwp29.html
E dyta bazohet në direktivat e EC / EEC dhe rregulloreve të BE-së.
Direktivat individuale EC/EEC si dhe rregulloret e BE-së sjellin rregulla mbi procedurat e testimit, miratimit, përcaktimit dhe pranimit reciprok të pjesëve individuale, pajisjeve të automjetit, mirëpo edhe mundësinë e lëshimit të aprovimit per tipin e automjetit si tërësi (WVTA – Whole Vehicle Type Approval – Miratimi i përgjithëshëm i tipit të automjetit).
Momentalisht janë valide tre direktiva/ rregullore për homologimin e tipit të automjetit si tërësi:
Lajmet aktuale lidhur me direktivat e lartëpërmendura si dhe direktivat individuale EEC/EC si dhe rregulloret e BE janë në dispozicion në faqen:
http://ec.europa.eu/enterprise/sectors/automotive/documents/directives/index_en.htm
Sipas asaj që u përmend më lartë Brenda grupit punues WP.29, në bazë të Marrëveshjes së rregullave teknike globale (GTR) ose shkurtimisht Marrëveshja nga 1998 zhvillohet edhe sistemi ndërkombëtar I harmonizimit të rregullave dhe pritet thjeshtësim I konsiderueshëm I harmonizimit të rregullave teknike të mjeteve në nivelin botëror.
Lajmet aktuale lidhur me Marrëveshjen nga 1998, sikurse edhe rregullat individuale GTR janë në dspozicion në faqen: http://www.unece.org/trans/main/welcwp29.html
Inspektimi ne Import (Homologimi) I automjetit në Republikën e Kosovës- baza ligjore
Përcaktimi i kushteve bazë të pajisjeve dhe instalimeve të cilat duhet ti ketë mjeti, kushtet të cilat duhet ti plotësoj mjeti në trafik, kushtet për importim, homologimin e tipit të mjetit, pjesës përbërëse, njësisë së pavarur teknike, kontrollimin teknik të automjeteve, kontrollimi i rregullsisë teknike në rrugë, regjistrimin e automjeteve, automjetet të cilat kanë dalë prej përdorimit si dhe çështjet tjera lidhur me to (Gazetea zyrtare – Ligji Nr. 05/L-132)
Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për Homologim të mjeteve rrugore (Gazeta zyrtare – (MI) UA Nr. 02/2018). dhe akteve tjera ligjore e nenligjore si me poshtë:

