Lansimi i Website-it të Ri

Website-i ynë i ri është zyrtarisht online!

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi lansuar website-in e ri për shërbimet e kontrollimeve të automjeteve, i ndërtuar për t’ju ofruar një përvojë më të shpejtë, më të qartë dhe më të lehtë në gjetjen e informatave që ju nevojiten.

Në platformën e re mund të gjeni:

  • Informata të detajuara për shërbimet dhe llojet e kontrollimeve

  • Udhëzime dhe dokumentacionin e nevojshëm para vizitës

  • Përgjigje për pyetjet më të shpeshta (FAQ)

  • Kontakt dhe lokacion të përditësuar, për komunikim më të shpejtë

Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të informoheni saktë dhe të përgatiteni më lehtë për procesin e kontrollimit të automjetit, duke kursyer kohë dhe duke shmangur paqartësitë.

Ju faleminderit për besimin — mirë se vini në website-in tonë të ri!