Përcaktimi i Konformitetit të tipit të mjetit

Përcaktimi i Konformitetit të tipit të mjetit

Përcaktimi I konformitetit të mjeteve është procedurë e verifikimit të konformitetit të tipit të mjetit me rregulla që kanë të bëjne me atë tip (kategori) të mjetit, ndërsa implementohet për mjete të reja që improtohen në Republikën e Kosovës, prodhohen në mënyrë seriale në Kosovë si dhe procedura në disa faza të homologimit.

Importi i mjeteve është cdo mjet i cili hynë në teritorin e kosovës në Republikën e Kosovës nga shtetet tjera dhe paraqet kerkesen per zhdoganimin e automjetit pran Doganes se Kosoves

Përcaktimi I konformitetit të tipit të mjetit përfshine:

  1. Homologimin nacional ose kombëtar të tipit të mjetit.
    • Për mjete të prodhuara në mënyrë serike për të cilat është e lëshuar homologimi I tipit
    • Në procedurën e homologimit shumë -fazor.
  2. Evidentimi I tipit të mjetit
    • Implementophet për mjete të reja për të cilat eshtë lëshuar homologimi I tipit të UE(WVTA)

Verifikimin e përfaqesuesit dhe lejimin e procedurës e bënë Ministria e Infrastruktures – Departamenti i Automjeteve, ndërsa punët individuale, kontrollin e dokumentacionit, shiqimin dhe inspektimin e nevojshëm të mjetit si dhe futja e shënimevbe në bazën unike të të dhënave për mjetet, në bazë të autorizimit, kryhet nga Qendra e Automjeteve Të Kosovës EuroLAB.

Përshkrimi I procedurës

  1. Kërkesa për lejimin e implementimin e procedurës së përcaktimit të pershtatshmeris së tipit të mjetit I shtrohet Departamentit te Automjeteve pran Ministris se Infrastruktures nga Prodhuesi I mjetit ose përfaqsuesi I autorizuar duke ia bashkangjitur origjinalin ose kopjen e vertetuar te marreveshjes qe përfaqesuesi e nenshkruan me prodhuesin.
  2. Pas marrjes se lejimit nga Departamenti i Automjeteve pran Ministrise se infrastruktures, kerkesa per pershtatshmerine e tipit paraqitet ne Qendren e Automjeteve te Kosoves.

         Kërkesës I bashkangjitet:

    1. Në procedurën e homologimit të tipit të mjetit
      • COC – Certifikata e konformitetit per mjetin përfaqesues të serisë së mjeteve për te cilin aplikohet,
      • EC WVTA – Miratimi i tërësishëm i tipit,
      • Mjeti rrugorë si mostër përfaqësuese e serisë (mjeti qe perputhet me COC)
      • Lejimin me shkrim nga autoriteti homologues (Ministria e Infrastruktures)

          Për dokumentimin e plotësimit të kërkesave të përcaktuara, përfaqësuesi mund të shtrojë dokumentacionin vijues:

    • Certifikatat e aprovimit të sistemeve, të pjesëve përbërëse ose njësive teknike të posacme;
    • Raportet teknike mbi inspektimin e sistemeve, e pjesëve përbërëse ose njësive teknike të posacme të cilën e ka lëshuar shërbimi teknik ose prodhuesi;
    • Dokumente tjera me të cilat dëshmohet mjaftueshmëria e kërkesave esenciale të sistemit, pjesëve përbërëse ose njësive teknike e posacme.
    1. Në procedurën e evidentimit të mjetit me tipit e homologuar
      • Vërtetimi për tipin e homologuar
      • COC – Certifikata e konformitetit per mjetin
    1. Në procedurën e homologimit shumë-fazor
      • Pjesët e dokemntacionit të aprovimit të tipit që janë qenësor për fazen momentale të kryejes së mjetit
      • Certifikata e aprovimit te tipit të homologimit të mjetit të pakompletuar të lëshuar për fazen e mëparshme të ndërtimit të mjetit
      • Të gjitha shënimet mbi modifikimin dhe shtesat në mjetin e pakompletuar.
  1. Qendra e Automjeteve të Kosovës EuroLAB e verifikon përshtatshmerine e automjetit që përket me dokumentacionit, I verifikon pershtatshmerite e miratimit të homologimit sipas kushteve dhe rregullave të vecanta të homologimit, I kryen inspektimet e nevojshme të mjetit, bënë futjen e shënimeve në bazën e të dhënave unike dhe leshon dokumentacionin përkatës.

Nëse dokumentacioni është në gjuhën e huaj QAK mund të bëjë kërkesë për një përkthim adekuat në gjuhën shqipe ose angleze.

Nëse kërkesa parashtrohet për disa variante ose modele të një tipi të automjetit me ndryshime të shumta të ndërsjella, Qendra e Automjeteve të Kosovës mundë të kërkojë nga parashtruesi I kërkesës mostra te  automjeteve shtesë per verifikim te metutjeshem.

4. Bazuar ne vertetimin per tipit e homologuar te automjetit te leshuar nga Qendra e Automjeteve te Kosoves Eurolab, përfaqesuesi i autorizuar leshon Deklaraten per perputhshmerine me tipin e homologuar per automjetet e te njejtes seri.

Deklaratën për perputhshmërin me tipin e automjetit mund ta lëshoj vetëm përfaqesuesi i autorizuar i cili posedon Vërtetimin mbi përshtatshmërine e tipit të mjetit.

Në rastin e zavendësimit të tipit të mjetit ose futjes së variantit te ri ose modelit, poseduesi vërtetimit mbi përshtatshmerine e tipit të mjetit duhet tja parashtroj kërkesën për plotësimin e vërtetimit.

Lista e Përfaqesuesve te Autorizuar të Prodhuesit qe posedojne Vertetimet per tipet e Homologuara dhe leshojne Deklaraten per perputhshmerine me tipin e homologuar per brendet e caktuara te automjeteve

Marka Përfaqësuesi Kontakti WWW
AUDI PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
BRP AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
DACIA AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
LEXUS AUTOTRADE Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49888644 www.toyota-kosovo.com
MERCEDES AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
NISSAN AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
PORSCHE PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
SEAT PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
SKODA PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
FORD KOSOVA MOTORS J.S.C - Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 4-t, Prishtinë, 10000 Kosovë [email protected] / +383(0)38606097 www.ford-rks.com
HYUNDIA HYUNDAI AUTO SHPK - Rr. Veternik Pn, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)38602444 www.hyundai-rks.com
KIA Allmakes Global Service - Parku i Biznesit, 13000 Drenas, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38534517 www.ags-ks.com
OPEL AUTO SHTEPIA SIQANI - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km i 8-të [email protected] / +383(0)38244044 www.siqani.com
PEUGEOT MERCOM COMPANY Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)45501901 www.peugeot-ks.com
RENAULT AUTOMITA SHPK - Prishtinë-Skopje road n.n, Preoc, 10000 Prishtinë [email protected] / +383(0)45500588 www.automita.com
SUZUKI AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com
TOYOTA AUTOTRADE Shpk - Magjistralja Prishtinë - Ferizaj (km 3-të) 10000 Prishtinë, Kosovë [email protected] / +383(0)49888644 www.toyota-kosovo.com
VOLKSWAGEN PORSCHE KOSOVA - Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected] / +383(0)38606900 www.porsche-kosova.com
YAMAHA AUTO KAÇANDOLLI Shpk - Zona Industriale, Rr. Dervish Çollaku Nr.64 - Prishtinë [email protected] / +383(0)38601600 www.kacandolli.com