Llojet e kontrollimit teknik

Llojet e kontrollimit teknik

Kontrollimi i rregullt teknik i mjeteve

Përcaktimi I rregullsisë teknike gjatë kontrollimit të rregullt teknik është kusht për vazhdimin e validitetit të lejes së qarkullimit (CRA-së). Llojet e ndryshme të mjeteve i nënshtrohen kontrollimit të rregullt teknik në periudhat e ndryshme si në vijim:

Automjetet e reja me zero km: 4 vite (48 muaj) pas regjistrimit të parë të mjetit, dhe pas kësaj periudhe çdo 12 muaj. Mjete të reja konsiderojmë mjetet të cilat nuk janë regjistruar, nuk kanë qenë në trafik dhe nuk janë më të vjetra se një vit (12muaj).

Automjetet e përdorura të destinuara për bartjen e njerëzve dhe mallrave me masë të përgjithshme deri në 3500kg: çdo 12 muaj.

Automjetet/Mjetet me masë të përgjithshme mbi 3500 kg: çdo 12 muaj.

Nga kontrollimi i rregullt teknik përjashtohet makinat punuese, ( eskavatorët, pirunjerët e të ngjashme).

Kontrolli periodik (preventiv) i automjeteve

Kontrollit periodik (preventiv) te autmojeteve u nenshtrohen automjetet qe i takojne grupeve me te ekspozuara ne komunikacion dhe me te shfrytezuarat. Grupet e mjeteve që i nënshtrohen kontrollimeve teknike periodike (preventive) janë:

Mjetet të cilat  ipen në huazim (rent a car)

Mjetet me të cilat bëhet aftësimi i kandidatëve për ngasës (auto-shkolla)

Mjetet me të cilat kryhet shërbimi Taksi

Mjetet e ndihmës së shpejtë

Autobusët

Kamionët dhe rimorkiot për bartjen e materieve të rrezikshme

Kamionët dhe rimorkiot tek të cilët masa përgjithshme tejkalon 7500 kg

Automjetet e Zjarrfikëseve

Automjetet e Policisë

Kontrollimi Teknik i jashtzakonshëm i mjeteve

Kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm është i obligueshëm për automjetet të cila:

Zyrtari i autorizuar i policisë i përjashton nga trafiku dhe i dërgon në kontrollim të jashtëzakonshëm që nënkupton se automjeti së bashku me ngarkesën transportuese i nënshtrohet procedurës së kontrollimit teknik (automjeti i ngarkuar).

Mjetet të cilat kanë qenë në riparim për shkak të pajisjeve me rendësi për sigurinë në trafik (si p.sh.; gjatë fatkeqësisë elementare kur mjeti është dëmtuar).

Mjetet të cilat u janë nënshtruar modifikimeve, në të cilat  janë kryer punë të ndryshme riparim i pjesëve të brendshme ose të jashtme (mjete të cilat janë modifikuar jashtë standardit të prodhuesit).