Shpallje transportuesëve të cilët përdorin certifikata ADR për bartjen e mallërave të rrezikshme
Bazat themelore mbi transportin e mallërave të rrezikshme
Përvec kërkesave që ndërlidhen me mjete, personat e kycur në bartjen ose transportin e mallërave të rrezikshme duhet të njohin edhe një numër të konsiderueshëm nga kërkesat e ADR-së, në mënyrë që të thjeshtësohet dhe të lirohet procedura për bartjen dhe furrnizimin e mallërave të rrezikshme. Nuk janë të gjitha mallërat aq të rrezikshme sa të është e nevojshme aq kujdesëshëm(shtrejnjtë) të bëhtet furnizimi, mirëpo kjo është e nevojshme për rreth 2900 lloje të mallërave të cekura në tabelë te kapitulli 3.2.1 I ADR-së. Me ADR janë dhënë edhe kriteret dhe procedurat e klasifikimit të mallrave të rrezikshme si dhe të përshkruara e të paketuara në mënyrë të përshtatshme, enët dhe rezervuaret për bartjen dhe deponimin e tyre.
Mallërat e njohura të rrezikshme është e nevojshme të shënohen kjartë për shkak të anticipimit të mallit të rrezikshëm që paraqesin ato, që duhet të nënkuptohet edhe nga dokumentacioni përcjellës ku marrin pjesë edhe udhëzimet për trajtimin në rast rreziku si dhe dëshmitë për aftësinë e vozitësve dhe përshtatshmërisë së mjetit për bartjen e mallërave të rrezikshme. Me ADR janë të përshkruara edhe trajnimet e nevojshme të dedikuara për personat e implikuar në transport, përdorim dhe furnizim me mallëra të rrezikshme, e sidomos këshilltarët e sigurisë dhe vozitësit. Roli themelor I këshilltarëve të sigurisë është njohja e ADR-së, mirëpo edhe rregullave nacionale me të cilat përcaktohet procedura me përdorimin e mallërave të rrezikshme.
Këshilltarët e sigurisë janë garant I trajtimit të drejtë gjatë transportit të mallrave të rrezikshme, e në këtë mënyrë edhe garancë për mbrojtjen e njerëzve, të mirave materiale dhe mrojtjen e ambientit që është një rëndësi e vecantë për një vend tranzitor dhe turistik sic është Kosova.
Në sistemin e testimit të Qendrës së Aautomjeteve të Kosovës, lëshohen dy miratime në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshëm. Këto janë: Certifikatat e pajtueshmërisë së automjeteve për transportin e mallrave të caktuara të rrezikshme dhe Miratimet e rezervuarit të inspektuar sipas kërkesave të ADR.
Certifikata ADR është e pavlefshme dhe duhet t’i kthehet institucionit lëshues në rastet e mëposhtme: nëse automjeti tërhiqet nga përdorimi; nëse ka pasur një ndryshim të transportuesit ose pronarit të renditur në kutinë 5 të certifikatës ADR; nëse kanë ndodhur ndryshime materiale në një ose më shumë karakteristika thelbësore të automjetit. Asnjë aprovim i veçantë nuk kërkohet për automjete përveç automjeteve EX / II, EX / III, FL, OX, AT dhe MEMU, përveç atyre që kërkohen nga rregulloret themelore të sigurisë të zbatueshme në vendet ku regjistrohen automjetet.
Miratimi përfundimtar i automjeteve dhe rinovimi i certifikatës ADR kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës, me një inspektim paraprak të automjeteve të kryera nga stacionet e kontrollit teknik që janë të pajisura dhe të autorizuara për lloje të tilla testimi. Procedura e miratimit përfshin inspektimin e automjetit në një nga stacionet e autorizuara të inspektimit teknik. Të dhënat, fotografitë dhe dokumentacioni i mbledhur (kopjet e licencave të trafikut, çertifikatat ADR, çertifikatat e provës së automjeteve,…) dhe të dhënat e automjeteve dërgohen në mënyrë elektronike për përpunim në Qendrëne Automjeteve të Kosovës, Departamenti i Testimit, ku për ato automjete që plotësojnë kushtet e nevojshme I zgjatet validiteti I certifikatës ADR për vitin e ardhshëm.
Miratimet për cisternat lëshohen në bazë të inspektimit të rezervuarit dhe dokumentacionit dhe llojet e mundshme të inspektimit janë: inspektimi fillestar (para vënies në punë të rezervuarit); ekzaminimi i ndërmjetëm (zakonisht çdo 3 vjet pas ekzaminimit fillestar ose periodik); ekzaminimi periodik (zakonisht çdo 6 vjet pas ekzaminimit fillestar ose ekzaminimit periodik); inspektim i jashtëzakonshëm (nëse është e nevojshme pas riparimit ose rindërtimit të rezervuarit. Për informacion shtesë në lidhje me inspektimet e rezervuarit, si dhe një marrëveshje mbi datën e inspektimit të automjetit, mund të kontaktoni Qendrën e Automjeteve të Kosovës, Departamenti I Inspektimit
Një automjet i përcaktuar si AT, FL, OX, EX / II, EX / III ose MEMU, në mënyrë që të fitojë certifikimin ADR, duhet të plotësojë kërkesat specifike të vendosura nga ADR, dhe në rastin e një automjeti cisternë, dispozitat mbi strukturën e cisternës të destinuara për transportin e mallrave të rrezikshme. . Në mënyrë që rezervuari i bashkangjitur në automjet të aprovohet në përputhje me ADR brenda automjetit, rezervuari duhet të jetë i aprovuar më parë nga lloji, dhe në inspektimin e parë duhet të kontrollohet në detaje, si dhe dokumentacioni shoqërues. Rezervuari nuk guxon të jetë I dëmtuar ose I riparuar riparohet në mënyrë të konsiderueshme, dhe duhet të ketë një pllakë prodhuesi të bashkangjitur përgjithmonë me informacionin e nevojshëm për rezervuarin. Dokumentacioni për ndërtimin dhe testimin e parë të rezervuarëve për automjete të reja merret nga prodhuesi, dhe së bashku me të gjitha miratimet pasuese ruhen në formën e një dosje rezervuari. Dosjen e cisternës pronari duhet ta ruaj dhe ta prezantojë gjatë inspektimit të mjetit, mirëpo edhe në kërkesë të trupit të autorizuar.
Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e projekteve të depozitave ADR, nuk është e mundur të përcaktohet si I pakontestueshëm gjithë dokumentacioni i nevojshëm, por zakonisht është e nevojshme të keni:
Çdo dokumentacion tjetër i nevojshëm i kërkuar nga provuesi nga Qendra e Automjeteve të Kosovës.
Kjo sipër vlen kryesisht për rezervuarët, ndërsa automjeti në tërësi duhet të plotësojë kërkesat e rregulloreve kombëtare dhe ADR, dhe automjeti duhet të pajiset me prova bindëse të pajtueshmërisë me kërkesat e sistemit të frenimit të Rregullores ECE R13, Shtojca 5, në kohën e prodhimit, si dhe për të gjithë automjete motorike me një masë maksimale të lejueshme që tejkalon 3.500 kg dhe dëshmi e ekzistencës / vendosjes së një kufizuesi të shpejtësisë me një shpejtësi jo më të madhe se 90 km / orë. Për më tepër, për të gjitha automjetet motorike me një masë maksimale të lejueshme që tejkalon 16,000 kg, si dhe për automjete motorike të destinuara për tërheqjen e rimorkiove me një masë maksimale të lejueshme që tejkalon 10,000 kg, prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të lëshojë një certifikatë për të cilën masa e përgjithshme e lejuar e automjetit freni i automjetit (retarder).


