Homologimi është një procedurë, me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve te veçanta te automjetit si teresi, bazuar ne kriteret, te cilat parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore te nje vendi.
Permes homologimit te automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet, testohen pajisjet qe kanë rëndësi për funksionimin e sigurtë dhe ekologjik te automjetit . Ne lëmin e sigurisë testohen pajisjet me rendesi per sigurinë aktive te automjetit (psh. frenat, mekanizmi drejtues , gomat, dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse etj.), dhe për sigurinë pasive te automjetit (psh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e brendshme te automjetit etj.) si dhe kërkesat e pergjithëshme te sigurisë (psh. mbrojtja nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi matesi, matësi i shpenzimit te karburantit etj.).
Në lëmin e ekologjise testohen emetimet e gazrave qe lirohen nga motori, emetimi i pluhurit nga motori, emetimi i zhurmes, radiointerferencat dhe pengesat tjera.
Të gjitha këto pajisje verifikohen bazuar në kriteret e rregulloreve ECE, direktivave EEC si dhe udhëzimit administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI) e Republikës së Kosovës.
Homologimi i automjeteve, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet, është veprim i cili kryhet para doganimit dhe me të cilin dëshmohet që pjesët e automjetit si dhe automjeti në tërësi, janë testuar në pajtim me ligjet e zbatueshme vendore si dhe me udhëzimet dhe rregulloret evropiane. Ky verifikim ka per detyrë qe të pengojë importin e automjeteve te cilat nuk i plotësojnë kriteret për sa i përket aspektit të sigurisë si dhe normave ekologjike .
Dokumentet e nevojshme për homologimin e automjetit
Për homologimin e automjetit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, personi fizik apo juridik duhet t’i ketë dokumentet në vijim:
• Letërnjoftimin origjinal për persona fizik ose certifikata e biznesit për ata juridik
• Librezën e automjetit në rast se automjeti është i përdorur
• Në rast se automjeti është i ri duhet të paraqitet CoC – Certificate of Conformity (Certifikatat e përshtatshmërisë).
• Në rast se doganimi i automjeti është bërë para homoligimit, duhet të paraqitet dokumenti i unifikuar doganor, i njohur si DUD.
Procedura në pak fjalë
Procedura në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, fillon kur pala paraqitet në sportelet e Qendrës dhe bën dorëzimin e dokumenteve të sipërpërmendura. Pas përfundimit të formaliteteve të brendshme të përcaktuara me rregulloren e punës së Qendrës së Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, fillon inspektimi i automjetit. Më pas, lënda procedohet për shqyrtim tek Zyra e inxhinierëve, dhe pas konstatimit të kësaj Zyreje se gjithçka është në përputhshmëri me ligjet vendore dhe direktivave evropiane, automjeti hyn në hapin final të procedurës, atë të kontrollimit teknik. Nëpërfundim, pala pranon deklaratën e homologimi si dhe certifikatën e kontrollimit teknik.